TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Qershor 2024, 22:26

“12 miliardë euro të thyera në exchange”, Artan Hoxha nxjerr shifrat: Nuk besoj që turistët kanë thyer kaq shumë para

Shkruar nga Pamfleti

“12 miliardë euro të thyera në exchange”, Artan Hoxha

Në fokus të emisionit “Opinion” këtë të martë ishte krimi shqiptar dhe ku po investojnë ata. I ftuar për të folur për këtë çështje ishte gazetari i njohur Artan Hoxha.

Gazetari tha se sot krimi i organizuar shqiptar dhe korrupsioni janë shumë prezent. Sipas tij, duke u bazuar edhe në raportet ndërkombëtare, një pjesë e mirë e ekonomisë shqiptare, rreth 40%, është informale.

Artan Hoxha theksoi se vitin e kaluar janë shkëmbyer vetëm në pikat e këmbimit valutor 12 miliardë Euro.

Vitin e kaluar vetëm në pikat e këmbimit valutor, pra jashtë sistemit bankar janë shkëmbyer 12 miliardë Euro. Ne e dimë sa është buxheti i qeverisë në një vit. Vetëm në pikat e këmbimit valutor dhe unë nuk besoj që ky 12 miliardëshi është thyer nga turistët sepse kjo do na kishte dhënë një feedback në të gjithë infrastrukturën e mikpritjes së turistëve, hoteleri e të gjitha këto. Pra janë thyer 12 miliardë Euro në pikat e këmbimit valutor, pra jashtë sistemit bankar. Që sigurisht kemi të bëjmë me një sasi të stërmadhe për kapacitetet që ka Shqipëria sot”, tha Hoxha.

Kur u pyet për fushat më të mëdha që investon krimi, Hoxha tha se ndërtimi është më i dukshëm.

Lini një Përgjigje