TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2024, 08:33

Digjen 6 automjete të një biznesi makinash me qira në Kamëz, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Shkruar nga Pamfleti

Digjen 6 automjete të një biznesi makinash me qira në Kamëz,

6 automjete të një biznesi të makinave me qira në Kamëz janë djegur mëngjesin e sotëm.

Paraprakisht dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në rrugën “Donald Trump”. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

"Më datë 05.06.2024, rreth orës 04:00, në rrugën “Donald Trump”, Kamëz, ka rënë zjarr dhe janë djegur disa automjete, në një biznes për dhënien e automjeteve me qira.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje