TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2024, 08:12

“Mos hajdeni në Itali”, gazetari zbulon prapaskenat: “Karta” e Melonit me Ramën

Shkruar nga Pamfleti

“Mos hajdeni në Itali”, gazetari zbulon prapaskenat:

Gazetari Lavdrim Lita ishte dje i ftuar në “Now” ku tha se Giorgia Meloni me marrëveshjen e bërë me kryeministrin Rama, por edhe me vizitën e saj në Shqipëri po bën një politik demotivimi për emigrantët.

Ajo sipas gazetarit është duke u dhënë mesazhin emigrantëve që nëse shkojnë në Itali, nuk do të mund të shkojnë në Europë, për të cilën ata nisen, por do të shkojnë në Shqipëri.

“Është e vërtetë që Italia dhe e gjithë Evropa është në fushatë zgjedhore për parlamentin Europian. Tema e preferuar e Melonit, prej vitesh në opozitë dhe tashmë dy vite në qeverisje, ka qenë luftimi i emigracionit. Italia është lënë vetëm në përballjen e këtij fenomeni migrator nga Afrika drejt Europës. Italia çdo vit ka mbi 200 mijë emirgantë afrikanë që janë në kufijtë e territorit të saj dhe hyjnë në mënyrë të paligjshme, e sipas marrëveshjes së Dublinit në çdo vend që hyjnë emigrantët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për azil.

Meloni gjeti këtë mekanizëm me qeverinë shqiptare, mekanizëm demotivimi, duke u thënë emigrantëve “Mos hajdeni në Itali se nuk po ju çojmë në Europë, por do iu çojmë në Shqipëri”. Ajo e shet këtë gjë si një të mirë për popullin italian. Këtu te ne vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka hapur një derë tjetër, pasi e ka bërë qeverinë shqiptare bashkë-përgjegjëse për kampet e ngritura në Gjadër”, tha Lavdrim Lita.

itali gazetari prapaskena meloni rama

Lini një Përgjigje