
6 automjete u dogjën mëngjesin e sotëm në një biznes për dhënien e tyre qira në Kamëz.
Mësohet se biznesi është në pronësi të Edjon Hoxhës. I riu me precedent penal për drogë ka deklaruar në polici se nuk ka konflikt me askënd, ndërsa si pistë hetimi është konkurrenca.
Hoxha kishte vetëm 5 ditë që kishte hapur biznesin e makinave me qira.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi orën 04:00 në rrugën “Donald Trump”, ku si pasojë e zjarrit u dogjën 6 automjete.
Nga hetime paraprake, dyshohet se zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, janë konstatuar 2 persona që në duar mbajnë shishe me lëndë djegëse. Dyshohet se ata janë futur brenda biznesit dhe i kanë vënë flakën makinave.
Deri më tani janë shoqëruar në polici 4 persona.
Lini një Përgjigje