TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2024, 14:35

Vizita në Shëngjin, policia shoqëron në komisariat protestuesit që tentuan të ndalojnë Melonin

Shkruar nga Pamfleti

Vizita në Shëngjin, policia shoqëron në komisariat

Kryeministrja italiane Meloni është pritur sot me protestë nga disa aktivistëve në kampin e refugjatëve në Shëngjin.

Protestuesit kanë nxjerrë një banderolë në ballkonin e një ndërtese si dhe kanë vënë një boks me fjalim nga Duçja.

Më pas, ata shoqëruar në komisariat nga policia.

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni mbërriti sot në Gjadër, ku zhvilloi një konferencë të përbashkët me kriministrin Rama pas inspektimit të kampit, ku do të priten emigrantët sipas marrëveshjes së dy shteteve.

Sipas marrëveshjes, qendra do të vendoset në Gjadër të Lezhës dhe do të ketë një kapacitet maksimal prej 3 mijë personash. Marrëveshja parashikon që të gjitha shpenzimet do të përballohen nga Italia, ndërsa pala italiane do të procedojë me kërkesat për azil.

Personat të cilëve nuk do t’u miratohet procedura e azilit do të riatdhesohen drejt vendeve të tyre, sipas paktit dypalësh që ka pala italiane me ato vende. Kohëzgjatja e marrëveshjes do të jetë 5 vjet.

Lini një Përgjigje