TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2024, 19:35

A është Ervis Martinaj i fundit i “Metamorfozës”?

Shkruar nga Pamfleti
A është Ervis Martinaj i fundit i “Metamorfozës”?
 

Në pjesën e parë të podcastit “Të Pashoq”, në kanalin në youtube të “Pamfletit”, do të jetë i ftuar gazetari Ferdinand Dervishi, i cili do të japë detaje lidhur me pjesën e dytë të investigimit të Rai3, akuzat e ngritura ndaj qeverisë Rama dhe shumë më gjerë.

Duke nisur nga intervista me Arben Ahmetajn, kamerë e fshehtë apo me plan? Sa të besueshme janë akuzat e Ahmetajt? A ka indice SPAK për të nisur hetim kryesisht? Metamorfoza 3, çfarë tregoi? A ka sundimtarë të rinj tregu i krimit? A ka Shqipëria mafie apo është thjesht krim i organizuar? A jemi ne vërtet një narko-shtet? Kush ishte shënjestra e Rai3, Rama apo Meloni? A do të ketë një Metamorfoza 4? A përfunduan materialet e SKY? Kush ishin emrat që SPAK i ruajti nga megaoperacioni i fundit? Si do të ndikoje ky 'spastrim' në zgjedhjet e 2025? Sulmi barbar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, prapaskenat dhe frika që shton në radhët e çdo qytetari në këtë vend...!

Këto dhe të tjera, me gazetarin Ferdinand Dervishi, sonte në të Pashoq, ora 20:00 në Pamfleti-Youtube...

Lini një Përgjigje