
Gazetari Ferdinand Dervishi deklaroi në podkastin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të Pamfletit, deklaroi se në përgjimet e “SKY” ka pasur dhe politikanë të përfshirë.
Sipas Dervishit, bisedat telefonike të politikaneve janë mbajtur sekret nga SPAK dhe nuk janë lejuar që të rrjedhin në media. Ai theksoi se nuk përjashtohet mundësia që së shpejti të kemi një Metamorfoza 4!
Pjesë nga intervista:
Flitet se do të ketë një Metamorfoza 4 dhe që do të tronditet kryesisht bota e politikës pasi fakton lidhjet e kësaj të fundit me krimin, keni ju informacion lidhur me këtë?
Dervishi: Deri tani nuk kanë dalë dhe janë munduar të ruhen bisedat telefonike të politikës për këtë periudhë kohore. Sepse në dijeninë time dhe disa politikën shqiptarë kanë përdorur të tillë telefona. Nuk dimë është super sekret, unë nuk di asnjë se kush ka mbajtur. Por di këtë gjë që deri tani nuk i ka dalë sekret SPAK në këtë drejtim. Di që nuk ka mbaruar punë me grupet kriminale, ka grupe të tjera në Shqipëri që mund të jenë pjesë, por kaq deri në 2021 ka pjesë të artë. Megjithatë kjo nuk do të thotë se grupet kriminale kanë vetëm këto që janë përgjuar. Jo pasi çdo punë hetimore investigative e policisë dhe prokurorisë mund të vërtetoi me të njëjtën fuqi provash grupe të tjera, njerëz të tjerë të krimit të organizuar në Shqipëri para drejtësisë.
Nga gjithçka është zbuluar dhe ka dal në shesh deri tani mendoni se ka sundimtarë të rijnë krimi në këtë vend?
Dervishi: Po sigurisht. Ndryshojnë. E kam shkruajtur dikur një shkrim me titull kryeministrat e krimit. Në Shqipëri në çdo periudhë kohor ka pasur kryeministra të krimit. Siç kemi kryeministrat politik kemi e krimit.
Ka qeveri dhe krimi?
Dervishi:Po! Pra grupi më i fuqishëm kriminal më pasur vendos më lart. Dhe ti duhet të vish tek ata dhe të pyesësh që sikur të vras unë filanin të prish punë, pra duhet të marrësh leje. Kështu ka funksionuar që nga ’98 më së shumit për shumë gjëra. Ka pasur kryeministra krimi në afërsi të parkut të liqenit, në burgun 313 dhe në disa vende të tjera në varësi të peshës dhe kohës që kanë ekzistuar.
Lini një Përgjigje