TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2024, 09:02

Protesta e opozitës, policia “blindon” Parlamentin; RENEA, Shqiponjat dhe FNSH në terren

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e opozitës, policia “blindon” Parlamentin; RENEA,

Rreth 400 efektivë nga Policia e Tiranës (efektivë të rendit, forcat Shqiponja, agjentë) dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH) janë angazhuar për mbarëvjatjen e protestës para parlamentit.

Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në koordinim me DVP Tiranë.

Në perimetrin e parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente.

Ndërkohë RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente. Po ashtu edhe autobotë me ujë ndodhen në pjesën e pasme të parlamentit nëse do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë.

Lini një Përgjigje