TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2024, 10:57

Bylykbashi debat me Nikollën: Riktheni Berishën në Kuvend, vendimi juaj është antikushtetues

Shkruar nga Pamfleti

Bylykbashi debat me Nikollën: Riktheni Berishën në Kuvend,

Mes debatesh ka nisur punimet seanca plenare e ditës së sotme. Teksa kryeparlamentarja Nikolla ka lexuar njoftimet e grupit parlamentar të PD-së, deputetët demokratë e kanë kundërshtuar duke i thënë se nuk ka lexuar të plotë njoftimet ku theksohet futja e Sali Berishës në grupin e PD-së.

Bylykbashi nga Kuvendi lëshoi akuza në drejtim të kryeparlamentares Lindita Nikolla, duke e akuzuar atë se po shkel Kushtetutën.

Ai tha se me rastin e mospranimit të vendimit të grupit parlamentar të Rithemelimit, për të rikthyer Sali Berishën, po shkelen procedurat.

Lindita Nikolla: E dini që në atë njoftim ka një rast që është përjashtuar nga grupi i PD-së me vendim të PD-së.

Edmond Spaho: Ju nuk keni atribute që të ndërhyni në vendimet e grupit të PD-së. Shkresa që ju ka ardhur nga grupi i PD-së, ju detyron të njoftoni se Berisha është kryetar i grupit të PD-së. Nuk e kuptoj se çfarë keni ju me njoftimet e grupit të PD-së. Ku e gjeni të drejtën të merrni vendime në emrin tonë? Lexo rregulloren.

Oerd Bylykbashi: Problemi juaj është kur ju e shkelni kushtetutën. Askush nuk detyron deputetët përveç votës së popullit. Si në kushtetutë, edhe në rregullore nuk parashikohet asnjë procedurë për largim të një deputeti nga grupi i PD-së. Sot është vendimi juaj për të lënë jashtë kreun e PD-së, veprim i qëllimshëm dhe antikushtetues për të bllokuar opozitën në kryerjen e detyrës së saj. Nuk ka asnjë dispozitë për përjashtimin e deputetëve. Nuk keni tagër që ta bëni këtë. Berisha duhet të jetë pjesë e këtij grupi, vendimi juaj është në shkelje të kushtetutës. Përgjegjësia është e juaja. Zbatoni vendimet që marrim ne.

 

bylykbashi nikolla berisha kuvend

Lini një Përgjigje