TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2024, 14:45

Incident në kampin e Gjadrit, deputeti italian përplaset me Giorgia Melonin (VIDEO)

Shkruar nga Pamfleti
Incident në kampin e Gjadrit, deputeti italian përplaset me Giorgia
Deputeti i opozitës italiane, Riccardo Magi është përplasur me Melonin pas daljes nga kampi

Deputeti i opozitës italiane, Riccardo Magi është përplasur me kryeministren Giorgia Meloni në dalje të kampit të Gjadrit.

Magi nga partia Piu Europa ka kritikuar marrëveshjen e Melonit me Ramën, teksa në dorë mbante një letër në dorë ku shkruhej “Jo Guantanamos italiane”.

'Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksiojë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë. Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti.", i tha Riccardo Magi-Melonit.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ditën e sotme zhvilloi një vizitë zyrtare në qendrat e pritjes së emigrantëve në kuadër të marrëveshjes Shqipëri-Itali.

Pas inspektimit të qendrave të pritjes së emigrantëve, Meloni dhe Rama kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat.

Gjatë fjalës së saj, Meloni tha se nga 1 Gushti do të nisin funksionimin qendrat e pritjes së emigranëtve në Gjadër dhe Shëngjin. Më tej, Meloni ka deklaruar se kostoja që paguan Italia për të gjitha procedurat dhe akomodimin e këtyre emigrantëve është 334 milionë Euro.

riccardo magi meloni gjadër shqipëri rama

Lini një Përgjigje