
Kryeministri Rama ka deklaruar se nuk ka kërkuar asnjë qindarkë nga Italia lidhur me paktin për emigrantët. Ai u shpreh se ka firmosur marrëveshjen me zemër dhe me qëllimin për të ndihmuar aleatin dhe mikun e tij Italinë.
Rama shtoi se nuk ka bërë asnjë kalkulim, duke treguar se nuk i intereson përfitimi ekonomik nga kjo marrëveshje.
Gjatë fjalës së tij nga konferenca e përbashkët me homologen e tij Giorgia Meloni në Gjadër, Rama tha gjithashtu se qeveria po paguan për qëndrimin e emigrantëve afganë.
"Ne bëmë atë gjest që nuk ishte gjest i kalkuluar për ndonjë interes apo se çfarë do të fitojmë ne nga kjo nga ana ekonomike, se e thashë më parë ne po paguajmë për qëndrimin e emigrantëve afganë me shpenzimet tona. Kam dëgjuar lloj lloj gjërash që as nuk mund ti imagjinoja në mediat Italiane se çfarë fshihet pas kësaj marrëveshje ndërkohë që ne nuk kemi kërkuar asnjë euro, sepse në këtë moment nuk do të ishim ne: Një mik dhe aleat që është pronto në momentin kur një aleat i madh Italia thotë a mund të na jepni një dorë.
Çfarë do të fitojë ekonomia lokale këtu... nuk e kemi bërë këtë kalkulim. Kjo është e vërteta. Është e tmershme që është komentuar dhe dhënia e tenderave malavitës shqiptare. Gjithçka menaxhohet nga qeveria italiane. Nuk ka kalkulime të asnjë natyre, pastaj funksionon apo jo apo si do të zgjidhen do i provojë koha. Ama është marrëveshje zemre në raport me një miqësi strategjike”, tha Rama gjatë fjalës së tij.
Lini një Përgjigje