Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Shqipëri në qendrat e pritjes së emigrantëve në kuadër të marrëveshjes Shqipëri-Itali. Pas inspektimit të qendrave të pritjes së emigrantëve, Meloni një konferencë të përbashkët me Ramën
Gjatë fjalës së saj, kryeministrja italiane, Meloni ka thënë se nga 1 Gushti do të nisin funksionimin qendrat e pritjes së emigranëtve në Gjadër dhe Shëngjin.
Më tej, Meloni ka deklaruar se kostoja që paguan Italia për të gjitha procedurat dhe akomodimin e këtyre emigrantëve është 334 milionë Euro.
'334 milionë Euro në vit që përbëjnë 7.5% të trajtimit të emigrantëve në territor kombëtar, këto burime nuk duhet të konsiderohen si burime shtesë. Emigrantët që do të vijnë në Shqipëri, ne mendojmë se elementi kryesor i kësaj marrëveshje është se mund të jetë një mjet i fuqishëm për të penguar emigrantët të mbërrijnë në brigjet e Europës dhe për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore, reduktim të kostove apo shpenzimeve. Kemi arritur edhe një ulje të emigranëtve që kanë mbërritur në brigjet tona. Ne po bëjmë një investim. Me kapacitetin e këtyre qendrave, duke pasur parasysh faktin, atëherë ne në Itali do të kursejmë 136 milionë Euro. Ne jemi mjaft të kënaqshëm në përfundim të punimeve.', tha ajo.
E pyetur se përse fondet që i janë akorduar marrëveshjes së refugjatëve, për sistemin e shëndetësisë italiane, ajo tha: '
Burimet që do përdoren në Shqipëri, janë për të zgjidhur një problem, ndërsa përdorimi në shëndetësi nuk mund ta zgjidhë këtë.
Burimet që më janë kërkuar janë përdorur për të zgjidhur diçka që ma kanë kërkuar qytetarët italianë. Nëse do të kisha pasur ato 17 miliardë euro që shkuan në xhepat e mashtruesve, sigurisht që do t’i kisha çuar për shëndetësinë.'
Lini një Përgjigje