TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2024, 12:21

Incident i rëndë para Kuvendit, Flamur Noka qëllon me grushte efektivin e policisë

Shkruar nga Pamfleti
Incident i rëndë para Kuvendit, Flamur Noka qëllon me grushte
Flamur Noka godet efektivin e policisë

Ai gjithashtu pati edhe një kërcënim për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është përfshirë në një incident të rëndë duke goditur një punonjës policie në ambientet e oborrit të Parlamentit.

Situata u tensionua kur protestuesit që ndodheshin para Bashkisë së Tiranës, shkuan përpara Parlamentit ku u përplasën me policinë.

Tensionet u rritën gjatë shtyrjeve nga protestuesit, ndërsa nga ana tjetër policia kundër reagoi.

Kjo shkaktoi reagimin e ashpër të Flamur Nokës dhe deputetëve të tjerë të PD-së që në oborrin e Kuvendit u futën forcat speciale të policisë.

Noka goditi fizikisht njërin prej efektivëve që ishte me skafandër.

Ai gjithashtu pati edhe një kërcënim për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

“I them nipin të Enver Hoxhës, që mund të rrijë aty, por ashtu do të tërheqim dhe ty nëse dhunonin deputetët dhe popullin opozitar. E pamendueshme në demokraci që forcat speciale ndërhyrjnë kundër deputetëve për të mbrojtur narkosin. Nuk e mbron dot Elisa SpiroGjokën as nipi i Enverit. Mosbindja civile do të vendosë drejtësinë”, tha Noka. 

Më herët, Flamur Noka tentoi t’i vendoste flakën banderolës së shpalosur prej tyre në ambientet e jashtme të Parlamentit.

Deputetët e përjashtuar të opozitës që qëndrojnë në oborrin e Kuvendit, spërkatën me benzinë pankartën dhe tentuan t’i vendosnin zjarrin. Mirëpo banderola u fik nga punonjësit e Gardës.

 

Këta të fundit më pas tërhoqën banderolën duke mos e lejuar përfundimisht opozitën që t’i vendoset flakën.

Në nervozizëm e sipër, deputeti i PD Flamur Noka hodhi shishen në drejtim të punonjësve të Gardës.

Lini një Përgjigje