TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2024, 12:03

Mbyllet seanca plenare, militantët e PD tentojnë të hyjnë në oborrin e Kuvendit; përplasje fizike me policinë

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet seanca plenare, militantët e PD tentojnë të hyjnë

Protestuesit e opozitës që ishin mbledhur para Bashkisë së Tiranës janë zhvendosur përpara Parlamentit, ku janë përplasur me policinë.

Militantët po tentojnë me forcë të hapin portën. 

Protestuesit që ishin te Bashkia Tiranë po udhëhiqen që të hyjnë në oborrin e Kuvendit.

Ndërkohë, në pjesën e brendshme të oborrit të Parlamentit ndodhen deputetët e PD-së dhe opozitës që janë të përjashtuar nga seanca plenare.

Policia ka krijuar një perimetër sigurie duke mos lejuar protestuesit që të hyjnë në oborrin e Kuvendit.

Vijon...

 

Lini një Përgjigje