TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2024, 11:02

Plas në hyrje të Kuvendit, Flamur Noka godet me shishen e benzinës efektivët e gardës

Shkruar nga Pamfleti
Plas në hyrje të Kuvendit, Flamur Noka godet me shishen e
Flamur Noka

Deputeti Flamur Noka ka shpërthyer para hyrjes së Kuvendit dhe ka qëlluar me shishen e benzinës gardistët.

Shkak për këtë sjellje aspak normale nga një deputet u bë banderola që depuetët tentuan ti vinin flakën.

Këta të fundit më pas tërhoqën banderolën duke mos e lejuar përfundimisht opozitën që t’i vendoset flakën.

Në nervozizëm e sipër, deputeti i PD Flamur Noka hodhi shishen në drejtim të punonjësve të Gardës.

Deputeti i Partisë Demokratike e konsideruar burg të sigurisë së lartë rrethimin e parlamentit me gardh metalik për të mos lejuar hyrjen e deputetëve të përjashtuar të opozitës.

Noka tha se fundi i qeverisë është i afërt. Demokrati e krahasoi me regjimin e Hitlerit veprimtarinë e Parlamentit.

“Kjo është fytyra e narkoparlamentit, 24 orë pasi shqiptarëve ju tha që po hapim kapitullin e negociatave. E kanë kther në burg të sigurisë së lartë. Aty vetëm përfaqësues të shqiptarëve nuk ka. Tmerr nga e vërteta, fundi po ju vjen. Edhe Hitleri miratonte të gjitha në një bunker të nëndheshëm, por fundin e pati të shpejtë”, u shpreh Flamur Noka.

flamur noka

Lini një Përgjigje