TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2024, 10:41

Karriget e djegura të Kuvendit, Nallbati: T’i paguajë Elisa me Lekët e doganave

Shkruar nga Pamfleti

Karriget e djegura të Kuvendit, Nallbati: T’i paguajë Elisa me

Teksa ndodhet në ambientet e jashtme të Parlamentit në përpjekje për të hyrë brenda në seancë plenare, deputeti i opozitës, Bledion Nallbati thotë se kjo është panorama e hapjes së negociatave të qeverisë së kryeministrit Rama.

I pyetur nga se a do të respektojë përjashtimin lidhur me aktet e dhunshme në seancë dhe djegien e karrigeve, Nallbati ka thënë se sipas tij, duhet t’i paguajë kryeparlamentarja Spiropali.

Pyetje: Si do të vijojë ky aksion?

Bledion Nallbati: U hapën negociatat, por u mbyllën dyert e Parlamentit.

Pyetje: Do të vijoni të qëndroni këtu?

Bledion Nallbati: Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona deri në maksimum për të treguar fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie që pretendon se ka arritur hapjen e negociatave pas 13 vitesh, në fakt e ka vonuar 13 vite. Kjo është panorama e hapjes së negociatave të qeverisë së Edi Ramës me dyer të bllokuara të Parlamentit, me një numër pafund gardistësh. Me shumë gjasa i kanë marrë borxh nga vendet fqinje.

Pyetje: Ju keni një masë nga Sekretariati i Etikës, a nuk e respektoni atë përjashtim që ju është bërë?

Bledion Nallbati: Ta paguajë Elisa me lekët e doganave.

Lini një Përgjigje