TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2024, 10:26

Kaosi në Kuvend, Shehu: Grusht shteti! Keni vendosur rendin ushtarak në Parlament

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend, Shehu: Grusht shteti! Keni vendosur rendin ushtarak

Në seancën plenare, deputeti demokrat Tritan Shehu, është shprehur se po bëhet grusht shteti duke mos lejuar deputetët e padënuar për të hyrë në seancë.

Ai u shpreh se deputetët po bllokohen e nuk po lejohen të jenë pjesë e punimeve të seancës, ndërsa shton se që nga viti 1991, kjo nuk ka ndodhur.

"Kjo që po ndodh është grusht shteti. Ato që janë atje janë të padënuar dhe Garda nuk i lejon, Të vendoset rendi ushtarak. Zbatoni rregullat. Nuk ka njeri në botë të bllokohen deputetë, edhe në momentet më të vështira.

Ju e shkatërruat Kuvendin, ju e rrënuat. Duke filluar me arrestin e zotit Berisha dhe moslejimin e deputetëve në sallë. Kjo është shkelje e rëndë e demokracisë. Merrni masat zonja kryetare. Zoti ministër shkoni atje dhe disiplinoni efektivët tuaj", tha Shehu.

Lini një Përgjigje