TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2024, 10:07

“Hajdutë, legenë”/ Përplasje fizike jashtë Parlamentit, Noka dhe Sula tentojnë të thyejnë gardhin metalik

Shkruar nga Pamfleti
“Hajdutë, legenë”/ Përplasje fizike jashtë
Noka dhe Sula

Tension dhe përplasje me Gardën, janë këto skenat që po ndodhin këtë mëngjes në hyrje të Parlamentit të Shqipërisë.

Garda ka vendosur një gardh metalik për të bllokuar të futen brenda deputetët që janë përjashtuar. 

Bardhi dhe Noka tentuan të futen me forcë dhe të rrëzojnë gardhin por e pamundur. “Ju jeni legena” – u tha Bardhi gardistëve.

Dash Sula hoqi xhaketën për të tentuar të kalojë por u bllokua.

Parlamenti i rikthet sot seancës plenare, pasi javën e kaluar u anulua për shkak të vizitës së Presidentit turk Erdogan.

Por kësaj radhe, Garda ka marrë masa shtesë për të mos lejuar deputetët e opozitës që të hyjnë në Parlament.

Bëhet fjalë për 24 deputetë të opozitës që janë përjashtuar nga seanca me vendim të Sekretariatit të Etikës.

Për të shmangur përplasjet dhe bllokimet e dyerve të Parlamentit nga ana e deputetëve të opozitës, Garda ka vendosur gardh metalik.

Mes fjalësh si “hajdutë, legenë”, opozitarët i janë drejtuar punonjësve të Gardës, të cilët nuk i kanë lejuar që të çajnë kordonin. Ndërkohë, Garda ka lejuar vetëm hyrjen në seancë të disa deputeteve të opozitës, të cilat janë të papërjashtuara nga punimet e Kuvendit.

 

noka dhe sula

Lini një Përgjigje