TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2024, 10:03

Vijojnë tensionet para Kuvendit, Bardhi dhe Noka përplasen me Gardën: Hape rrugën ore legen, Parlamenti s'është qeli!

Shkruar nga Pamfleti

Vijojnë tensionet para Kuvendit, Bardhi dhe Noka përplasen me

Është shoqëruar me tensione mbërritja në Kuvend e deputetëve të opozitës, të cilët nuk janë lejuar të hyjnë brenda sallës parlamentare.

“Ça është këtu 313-ta?”, iu është drejtuar Elda Hoti punonjësve të Gardës, që qëndrojnë në shkallët e Kuvendit.

Ndërkohë ligjvënësi Nallbati shprehet “i trajtoni disa si të nënës dhe disa si të njerkës”, ndërsa Bardhi kërkoi të hapnin rrugën për të lejuar hyrjen brenda sallës të deputeteve.

Pjesë nga debatet:

Bledjon Nallbati: Hapeni rrugën, si i trajtoni disa si të nënës dhe disa si të njerkës.

Elda Hoti: Ça është këtu 313-ta?

Gazment Bardhi: Kjo është fytyra e një shteti kandidat për t’u anëtarësuar në BE! Fiks kapitulli i parë

Albana Vokshi: Kë po mbroni hajdutët?

Gazment Bardhi: Hape rrugën ore legen. S’do kalojë zonja në mesin tuaj…

Flamur Noka: Mos i shërbeni hajdutëve. Parlamenti i krimit. Ja si do shkojë në BE, ky është kapitulli i parë i integrimit. E keni shndërruar në burg, nuk është qeli burgu Parlamenti! Burgu i sigurisë së lartë, ky është Parlamenti që firmosi kapitujt për integrimin. Është shndërruar në burg të sigurisë së lartë!

Lini një Përgjigje