TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2024, 09:27

“Si qelia e Pëllumb Gjokës”/ Shpërthen Gazment Bardhi: Rrethimi i Kuvendit, akt që turpëron Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
“Si qelia e Pëllumb Gjokës”/ Shpërthen Gazment
Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka publikuar pamjet e Kuvendit të rrethuar me hekura dhe forca sigurie.

Bardhi shkruan se shndërrimi i Kuvendit në “qelinë e rrethuar me hekura” të Pëllumb Gjokës e të ngjashmëve të tij është një akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar

Ky është Kuvendi i Shqipërisë sot në mëngjes! Dera kryesore e tij e rrethuar me hekura dhe me më shumë forca sigurie sesa deputetë.

Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”!

Kuvendi nuk është burg dhe as qeli burgu, edhe pse shumica e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse duhet të ishte në burg dhe jo në atë sallë.

Shndërrimi i Kuvendit në “qelinë e rrethuar me hekura” të Pëllumb Gjokës e të ngjashmëve të tij është një akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar!”- ka shkruar Bardhi.

gazment bardhi

Lini një Përgjigje