TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Tetor 2024, 22:01

"Berisha ka qenë gjithmonë kryetar i PD", Alibeaj: Basha i frynte në vesh, por këshillat rezultuan dështim!

Shkruar nga Pamfleti

"Berisha ka qenë gjithmonë kryetar i PD", Alibeaj: Basha i

Enkelejd Alibeaj një nga themeluesit e partisë “Djathtas 1912”, ka folur në “Të Pashoq” për këtë nismë të ndërmarrë së bashku me deputetë të tjerë të larguar nga Partia Demokratike.

Ai ka treguar se kush qëndron pas saj dhe çfarë pret në 2025? Alibeaj tregon se çfarë ndodh në prapaskenat e luftës Berisha-Basha dhe marrëdhënien sot me këtë të fundit.

Në kohën kur Lulzim Basha ishte kryetar i Partisë Demokratike, në hije të gjithë thuajse e kishin të qartë se de facto kryetar ishte Sali Berisha. Ndanit të njëjtin mendim, a ia keni bërë të qartë ndonjëherë Bashës këtë fakt?

Alibeaj: Ju kujtoj se nga Partia Demokratike jam larguar që në vitin 2012 kur Berisha ishte në qeveri. Kam qenë deputet, kam pasur përplasje me liderin e Partisë Demokratike Sali Berisha që anë kohë ishte Kryeministër. Për këtë arsye nuk isha më përfaqësues si deputet në 2013-2017. E kam parë si mundësi të mirë në 2015, si një nevojë në fakt për ta rritur Partinë Demokratike, dërrmuar pas 2013.

Kam kandiduar për kryebashkiak në Fier në vitin 2015. Nuk kam qenë asnjëherë dakord me dyzimin e drejtimit të PD, megjithatë e kuptoja që kalimi i stafetës donte një proces, pra donte një kohë. Nuk kam qenë dakord me një nga rastet e djegies së mandateve në vitin 2019 dhe nëse ky do ishte një vendim që do merrej, i kam thënë Lulzim Bashës që në se merr këtë vendim do të duhet të bësh llogaritë mirë nëse do jetë e suksesshme dhe të mbash përgjegjësi.

S’kam pasur asnjëherë raporte personale me Berishën sepse ai thoshte që në atë kohë që unë nuk jam kryetari i Partisë Demokratike por është Lulzim Basha. Ky është qëndrimi që kam pasur, por drejtimi politik ka qenë i dyzuar dhe koha zbulon çdo gjë.

Vendimet e mëdha, qoftë për djegien e mandateve dhe mospjesëmarrja në reformën administrative territoriale ka qenë një vendim i influencuar prej tij, pavarësisht se ishte ajo jo në pozicion pasi e kishte aftësinë sugjeruese dhe duket se rezultoi një dështim.

A keni pasur urim nga radhët e Berishës apo nga grupi i Bashës?

Alibeaj: Po, ka pasur nga grupi i Bashës dhe më kanë përgëzuar. “Sa mirë që bëre”, më kanë thënë.

 

Lini një Përgjigje