TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Tetor 2024, 20:56

Sondazhi/ Nga Lapaj dhe Qori, te Agron Shehaj dhe Shabani, rritet pëlqimi për liderët e partive të reja

Shkruar nga Pamfleti

Sondazhi/ Nga Lapaj dhe Qori, te Agron Shehaj dhe Shabani, rritet pëlqimi

Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri – Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me pëlqyeshmërinë e liderëve kryesorë politikë në vend dhe liderët e partive të reja.

Të pyetur nga Barometri Euroneës – Albania lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për Adriatik Lapaj, lideri i “Shqipëria Bëhet”, 46.2% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 24.2% e tyre kanë mendim negativ për të.

Mendimi pozitiv për Adriatik Lapaj krahasuar me muajin Maj 2024, ka një rritje prej 5.4%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërish me Maj 2024 është ulur me 2.5%.

Të pyetur lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për Agron Shehaj, lideri i “Mundësia”, 41.7% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 33.4% e tyre kanë mendim negativ për të.

Mendimi pozitiv për Agron Shehaj krahasuar me muajin Maj 2024, ka një rritje prej 11.5%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërish me Maj 2024 është rritur gjithashtu me 2%.

Të pyetur lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për Arlind Qori, lideri i “Lëvizja Bashkë”, 31.3% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 24.5% e tyre kanë mendim negativ për të.

Mendimi pozitiv për Arlind Qori krahasuar me muajin Maj 2024, ka një rritje prej 7.5%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërish me Maj 2024 është rritur gjithashtu me 0.7%.

Të pyetur nga Barometri Euronews – Albania lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për Endri Shabani, lideri i “Nismës Thurrje”, 23.8% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 26.8% e tyre kanë mendim negativ për të.

Mendimi pozitiv për Endri Shabani krahasuar me muajin Maj 2024, ka një rritje prej 4.2%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërish me Maj 2024 është ulur gjithashtu me 6.3%.

Sondazhi/ Nga Lapaj dhe Qori, te Agron Shehaj dhe Shabani, rritet pëlqimiSondazhi/ Nga Lapaj dhe Qori, te Agron Shehaj dhe Shabani, rritet pëlqimiSondazhi/ Nga Lapaj dhe Qori, te Agron Shehaj dhe Shabani, rritet pëlqimiSondazhi/ Nga Lapaj dhe Qori, te Agron Shehaj dhe Shabani, rritet pëlqimi

 

Lini një Përgjigje