
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka folur lidhur me aksionin e opozitës. Ajo tha se ditën e nesërme pritet të vazhdojë kaosi brenda dhe jashtë Kuvendit, ndërsa shton se shpreson që të lejohet të futet në sallën e Parlamentit.
Tabaku u shpreh se nuk është dënuar asnjëherë për shkak të shkeljes së rregullave në Kuvend, por shtoi se kolegët e saj demokratë janë dënuar me një nen që është rrëzuar nga Kushtetuesja.
“Edhe deputetë që nuk kanë marrë dënime nuk janë lejuar nga Garda. Është e papranueshme që Garda e Republikës të më prekë mua me dorë, që jam deputetja më aktive dhe do krijojë një precedent që do më shqetësojë shumë dhe do e ngre në të gjitha nivelet që kam mundësi si shqetësim nëse ndodh”, u shpreh Tabaku.
Por Mimi Kodheli, deputete e PS-së, e kundërshtoi duke thënë s eduhej të kishte një mea culpa për të gjitha djegiet që kanë ndodhur.
“Në seancën e kaluar një deputet i PS i ka kërkuar kryetares së Kuvendit që të lejojë të hyjnë në sallë deputetët e padënuar. Nuk e di nëse do e kishin bërë deputetët e opozitës këtë gjë?”, tha Kodheli për “News 24”.
Debati mes tyre:
Tabaku: E kuptoni çfarë niveli kemi, e kuptoni se çfarë diskutohet që i kërkohet leje Elisës që të lejohet të hyjë deputeti në Kuvend?
Kodheli: E keni parë nëpër korridore se çfarë ndodh, se kush shtyn kë? Në korridoret e Kuvendit një deputet opozitar shtyn një Zonjë deputete dhe nuk kemi asnjë ndjesë nga zonjat deputete të PD-së.
Lini një Përgjigje