
Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës Lefter Maliqi bën thirrje për të mos shitur votën pasi do të ndikojë në të ardhmen e fëmijëve tanë.
Maliqi thotë gjithashtu se tashmë është koha për të larguar memecët dhe të korruptuarit nga Parlamenti.
“Vota juaj është e shenjtë!
Kurrë mos e shisni se i përket të ardhmes së fëmijëve tanë!
Koha për të qenë zëri juaj dhe këmbëngulës në mbajtjen e çdo premtimi!
Së bashku të largojmë memecët dhe të korruptuarit nga 'Tempulli i Demokracisë', Parlamenti!”, shkruan Lefter Maliqi në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje