
Enkelejd Alibeaj vjen sonte në një rrëfim shterues në 'Të Pashoq'. 3 vitet e fundit të PD-së... Çfarë ndodhi në prapaskenat e luftës Berisha-Basha? 1 vit si kryetar i PD-se dhe plani me Bashën për rikthimin e këtij të fundit...
Ndryshimi 360 grade me humbjen e vulës... Marrëdhënia sot me Bashën. Si dhe pse e krijoi tani 'Djathtas 1912'? Kush është pas saj dhe çfarë pret në 2025? Precedenti i parë i një partie pa kryetar, pse?! Vijat
-Na trego raportin tuja me Berishën dhe Bashën, duke filluar që nga përjashtimi i Doktorit nga Basha pas shpalljes “non grata”...
Qëndrimi im ka qenë që po, ai akt i pezullimit nga largimi i grupit do të duhej marrë. Por ka një gabim. Në momentin që e ka shpallur, pasi sipas meje vendimin duhej ta merrte drejtuesi.
-Nuk pyeti askënd?
Me mua nuk foli. Unë kam thënë se është vendim i duhur dhe kam thënë që do të jetë i vështirë dhe dielli do të dalë sërish. I qartë për faktin se kurrësesi nuk mud të komprometonim raportet e partisë që lindi me mbështetjen e amerikanëve. Fitorja e 1992 ishte me angazhimin ne vetë të parë të ambasadorit amerikan.
-Gaboi Basha si me mënyrën si mori vendimin?
Si e mori jo, si e përcolli mund të diskutojmë. Berisha nuk e fshehu se tha nëse kjo parti nuk më mbron do shkatërrohet. Duhej të sqaroheshin demokratët, ajo pjesë që besonte te Basha apo donte raporte të mira me SHBA.
-Ku e gjeti guximin asokohe Basha?
Nuk ka qenë çështje guximi.
-Ne e njohim raportin e tij me Berishën.
Nëse flasim për terma guximi jemi gabim. Nuk duhej të kishte asnjë mëdyshje që nga momentin që aleati më i madh i këtij vendi ka bërë një dizenjim. Nga ai moment, koha tregon se duhej të dilte në betejë. Ka bërë zgjidhjen e vet. Ka pasur arsyet e veta. Nga marsi 2022 zoti Basha u tërhoq dhe më ngeli mua.
-U interpretua si hile...
Nuk e di se çfarë ka menduar zoti Basha apo të tjerë. Dy nënkryetarë u tërhoqën, një zonjë nuk e mori përsipër dhe unë nuk mund të tërhiqesha. Unë besoja, që PD duhej të shndërrohej. Ti linte pas ngarkesat, njollat, prishjen e raporteve me SHBA dhe të shndërrohej ajo në të djathtë, te ajo që kemi besuar në 1990.
-Mohoni që ishit pjesë e planit të Bashës, që ia të rikthej më pas?
Nuk kam fuqi për tu mbushur mendjen ju apo publikut. Jam përgjegjës për aktet e mia. Qoftë dhe për çuarjen e çështjes në gjykatë, ka qenë vendimi im. E kam konsultuar vetëm me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të partisë. Vijmë në vitin 2023, në një episod elektoral, kur je drejtues i një subjekti nuk duhet të gjesh alibi dhe duhet të mbash përgjegjësi. Rezultati doli i tillë. Unë pashë që shumë kolegë kishin sinjale se nuk do të donin të ecnim më në këtë rrugë. Disa kaluan te Berisha, më pas u pa se një pjesë kaloi. E udhës ishte që kjo parti të futej në një proces rizgjedhje të kryetarit.
-Nuk jeni luhatur i bashkoheni Berishës?
Asnjëherë. Edhe kur me një vendim gjykate të padrejtë ju dha vula, ishte detyrimi im që të mos isha në një skenë me zotin Berisha.
-Nuk ka negociuar me ju dikush?
Jo nuk më është afruar askush. Nuk ka pasur asnjë negociatë.
-Kur i prishët raportet me Bashën?
Nuk i kam prishur raportet unë me Bashën. Unë e kam thënë se nuk mund të rri në një grup me Berishën. Është e hijshme dhe koherente për të qenë i vërtetë. Kur ai erdhi dhe mori PD, s’kishte vend për mua. Ky është detyrimi imi, që nuk e ka bërë Basha. Por pse nuk pyesni atë. Unë s’kam asnjë qejfmbetje me të.
Lini një Përgjigje