
Enkelejd Alibeaj vjen sonte në një rrëfim shterues në 'Të Pashoq'. 3 vitet e fundit të PD-së... Çfarë ndodhi në prapaskenat e luftës Berisha-Basha? 1 vit si kryetar i PD-se dhe plani me Bashën për rikthimin e këtij të fundit... Ndryshimi 360 grade me humbjen e vulës... Marrëdhënia sot me Bashën. Si dhe pse e krijoi tani 'Djathtas 1912'? Kush është pas saj dhe çfarë pret në 2025? Precedenti i parë i një partie pa kryetar, pse?!
-Pse “Djathtas 1912”?
Eksperienca e anëtarëve themelues është djathtas. E dyta, e djathta siç pritje nuk u pa kurrë, ka qenë fshehur brenda trupit të PD, pra asnjëherë të shfaqet dhe përdoret në shumë momente kritike. Dhe së treti te 1912 nuk donim ta konsideronim si zgjatim, copëz po pjesë të asaj se çfarë ka ngelur nga ish-PD, por që nga 1912 ka qenë e munguar e madhe historisë politike e këtij vendi është e djathta. E djathta me vlerë dhe parime, përtej kësaj shëmbëlltyre e vërtetë del te disa elemente të tjera dhe parimeve që i kemi treguar.
-Grupi nismëtar prej sa vetash përbëhet dhe si lindi kjo ide që do të marrë vota djathtas tek e fundit?
Nuk do të doja t’i ndaja shqiptarët në opozitarë dhe pozitarë. Nuk jemi nisur nga kjo ndarje. Do të ishte kufizuese. Sepse arsyetimi është i thjeshtë. Ajo që do të donim të bënim është tu flasim të gjithë atyre shqiptarëve ato vlera dhe parime individi, prona, familja, tregu i lirë, Shqipëria, besimi në zot, tradita. Kushdo nga Shqiptarët, pavarësisht eksperiencave politike. Nëse e gjejnë veten te kjo forcë janë të ftuar të japin kontributin e tyre. Nuk do e quaja kaq skematike.
-Por ju keni bërë disa kalkulime
Në frymë qëllimi është tu flasim gjithë shqiptarëve. Nëse flasim për kalkulime, nuk e mohoj faktin që sot skakiera e vjetër politike, PS dhe segmenti opozitar i Sali Berishës janë në rrudhje.
PS ka marrë 48 për qind të votës popullore, 52 për qind për një mënyrë apo tjetrën janë anti qeveritarë. Segmenti opozitar PD e Berishë është gjithmonë në rrudhje, qoftë dhe për mungesën e ofertës politike. Nëse e bëjmë një llogari të thjeshtë janë 30 për qind e shqiptarëve që nuk votojnë dhe janë të përfaqësuar se nuk duan të përfaqësohen nga Rama dhe Berisha.
Lini një Përgjigje