TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2024, 10:25

Kuvend/ Majko akuza deputetëve të PD: Më thoni pse dogjët selinë e PS me molotov? S’ka ndodhur kurrë, as në luftë!

Shkruar nga Pamfleti
Kuvend/ Majko akuza deputetëve të PD: Më thoni pse dogjët
Pandeli Majko në Kuvend

Deputeti socialist Pandeli Majko ka folur në seancën parlamentare sot, duke akuzuar Opozitën për protestën e dhunshme të 7 Tetorit, ku jo vetëm u dogjën institucionet, por edhe selia e PS.

Ish-kryeministri socialist dhe drejtues i selisë rozë e dënoi këtë sulm të paprecedentë me motive politike dhe u kërkoi llogari kolegëve opozitarë.

Më thoni pse dogjët me molotov selinë e Partisë Socialiste. Ishte akt i paprecedentë dhe që s’kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e politikës shqiptare. Nuk ndodhi as kur pati luftë e u shkëmbyen plumba (trazirat e 1997). Më shpjegoni pse dogjët me molotov selinë e PS?!”, tha Majko, duke kërkuar llogari nga opozitarët e PD.

pandeli majko

Lini një Përgjigje