Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka përjashtuar deputeten e PD, Elda Hoti.
Ajo ka parë deputeten e PD të hedhë një lëndë (që dyshohet benzinë) në Kuvend dhe tha se me këto veprime po rrezikon jetën e deputetëve në sallë.
Deputetja Hoti ka hedhur një lëndë e cila nuk dihet se çfarë ishte, gjë që ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kryetares së Kuvendit.
Spiropali i ka bërë thirrje që të largohet nga Parlamenti deputetes Hoti duke theksuar se me të duhet të merret SPAK.
“Ju keni rrezikuar jetën e deputetëve. Zoti Doda ju po rrezikoni jetën e deputetëve në këtë sallë. Ju lutem Garda merni masa. Jeni e përjashtuar nga seanca, dilni jashtë dhe për veprat tuaja ka kallëzim penal. Me ju do të merret Prokuroria e Republikës së Shqipërisë dhe SPAK duhet të merret me ju zonjë, nuk duhet të merret kjo sallë seancash. Zoti Doda ju lutem uluni në vend, dilni jasht jeni e përjashtuar nga seanca. I lutem Gardës të verifikojë se çfarë ishte materiali që u hodh mbi deputetët, duhet të verifikoj. Zonja Hoti dhe zoti Doda dilni jashtë nga salla keni rrezikuar jetën e deputetëve. Dilni jashtë jeni të përjashtuar të dy”, tha Spiropali.
Deputetja pretendoi se ishte parfum. Ndërkohë, Kryetarja e Kuvendit i kërkoi Gardës të verfikojë se çfarë është.
Ndërkohë Komisioni i Etikës përjashtoi 23 deputetë pas djegies së karrigeve dhe kaosit, me 10-60 ditë ndëshkim administrativ, kurse 4 të tjerë i gjobiti në total mbi 7 mln lekë të vjetra për dëmet e shkaktuara brenda dhe jashtë sallës, seancën e 30 Shtatorit.
Më i ndëshkuari ishte kreu i grupit të PD, gazmend Bardhi, me mbi 2 mln lekë të vjetra gjobë dhe pas tij Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Elda Hoti. Gjithashtu është depozituar edhe një kallëzim në SPAK për 23 prej tyre.
Lini një Përgjigje