
Vijojnë përplasjet në Kuvend...
Deputeti i PS, Erion Braçe i ka kthyer përgjigje deputetit demokrat Tritan Shehu, i cili u shpreh se kjo që po ndodh me Gardën që nuk lejon deputetët të hyjnë në Kuvend, nuk ka ndodhur asnjëherë që në 1991.
Braçe i ka kujtuar Shehut se në 1997 i është dashur të hyjë në Kuvend i gjakosur, kur sipas tij Tirana ishte në shtetrrethim.
Braçe tha se "në ’97 kam hyrë i larë në gjak në Kuvend", duke shtuar se jemi sulmuar nga kreu i PD.
"Thirrje PD të lejojë deputetët e padënuar të hyjnë në sallë. Nuk e kanë me Kuvendin, kjo është historia.
Ne folëm për atë që ndodhi 2 ditë më parë, që ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë, jo të shkuarës. Këtu ka 2 votë, një që kërkon të mbajë vendin në të shkuarën dhe një që punon për të ardhmen.
Unë kam hyrë në Kuvend i larë në gjak dhe kur kam hyrë në këtë sallë në 1997 Tirana nuk ishte më gardh hekuri për të rregulluar hyrjen e disa njëerëze që duhet të hyjnë normalisht, por ishte në shtetrrethim. Kreu i PD vinte këtu e na sulmonte ne. Historia përsëritet, por sot po përsëritet komike", tha Braçe.
Lini një Përgjigje