TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2024, 10:51

Deputetët e PD pengojnë kreun e KLSH-së të raportojë në Kuvend, Shehu largohet salla

Shkruar nga Pamfleti

Deputetët e PD pengojnë kreun e KLSH-së të raportojë

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, i cili ditën e sotme shkoi në Kuvend për të raportuar për veprimtarinë vjetore nuk është lejuar të flasë nga deputetë e opozitës.

“Mos prekni mjetet, mos i nxirrni nga funksionet, punonjësit e Gardës të garantojnë”, tha kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Pasi deputetët nuk e lejuan që të raportojnë raportin e KLSH-së në Kuvend, Arben Shehu u largua nga salla.

“Ju nuk keni asnjë interes të dëgjoni raportin e KLSH. Atëherë, lexohet projektrezoluta nga Komisioni përgjegjës, ai për Ekonominë dhe Financat. Fjalën e ka Enslemvera Zake, nga vendi.

Duke ju kërkuar ndjesë në emër edhe të deputetëve të opozitës, jeni i lirë të largoheni”, shtoi kryetarja e Kuvendit.

arben shehu

Lini një Përgjigje