TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2024, 11:44

Erion Braçe frikësohet nga veprimet e Elda Hotit në Kuvend: Ndëshkojeni sipas ligjit

Shkruar nga Pamfleti
Erion Braçe frikësohet nga veprimet e Elda Hotit në Kuvend:
Erion Braçe dhe deputetja Elda Hoti që u 'neutralizua' nga Garda

Deputeti i PS, Erion Braçe ka dënuar aktet e opozitës sot në Kuvend pas koasit që shkaktoi deputetja e PD Elda Hoti që shpërndau në sallë një lëndë të dyshuar benzinë.

Braçe tha se të hysh në sallë me një lëndë të tillë “tregon se e ke menduar mirë që sulmin fizik e ke bërë vdekjeprurës”.

“Problemi është në atë anë. Problemi në atë anë ka vetëm një emër që e mban Shqipërinë prej 34 vitesh peng. Çdo hap përpara që hidhet para për këtë vend, ka një akt të dytë që do ta kthejë pas.

Ajo që dua të theksoj një element që po fiton legjitimitet, sulmi fizik. Është gjëja më e ndyrë e reagimit që e ka kafsha dhe nuk mund ta kenë njerëzit. Në këtë sallë sulmi fizik po bëhet agresiv deri në rrezik të jetës. Të vish me shishe benzine në çantë tregon se e ke menduar mirë që sulmin fizik e ke bërë vdekjeprurës, jo për të prishur provat. Benzina e futur në shishe dhe në sallë është armë vdekjeprurës. E ndodhur në një parlament, në zemër të Europës, e tmerrshme.

Nuk e di çfarë do të bëjnë në PE, por të shkosh me shishe benzine është e tmerrshme për prezantimin e këtij vendi.

Pas çdo ngjarje të tillë para këtij Kuvendi, gjëja më qesharake është që bëhen këqyrjet dhe pas tyre nuk bëhet më asgjë. Për akte të tillë, duhet të ketë qëndrim sipas ligjeve penale të republikës”, tha Braçe.

Demokratët Elda Hoti, Petrit Doda dhe Gëzim Ademaj janë deputetët e radhës që u përjashtuan nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Teksa vijonte të protestonte brenda sallës së Kuvendit, të mbushur me njerëz, deputetja Hoti ka nxjerrë një shishe, e cila dyshohet se ka pasur lëndë djegëse dhe e ka hedhur në sallë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i gardës, e cila ka neutralizuar deputeten, teksa kryeparlamentarja Spiropali e ka përjashtuar.

 

Lini një Përgjigje