
Opozita ka vendosur që protestën para bashkisë së Tiranës ta vijojë përpara Parlamentit.
Ish-deputeti Belind Këlliçi tha se qytetarët do t’i bashkohen deputetëve para Parlamentit, teksa ata nuk janë lejuar që të futen në sallë.
Pas përplasjeve me gardistët, të cilët nuk lejuan deputetët e përjashtuar të PD-së të hyjnë në sallën e Kuvendit, ku u mbahet seanca e radhës, opozita e zhvendosi aksionin e saj të mosbindjes civile përballë Bashkisë së Tiranës.
Në hyrje të Bashkisë i është vënë flaka edhe dy gomave.

Lini një Përgjigje