TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2024, 12:05

Plas para Kuvendit, deputetët e PD përplasen fizikisht me forcat e FNSH-së, Bardhi: Na drejtuan armën!

Shkruar nga Pamfleti

Plas para Kuvendit, deputetët e PD përplasen fizikisht me forcat e

Bardhi ka akuzuar forcat e policisë se u kanë drejtuar armën.

Dedragon situata para parlamentit të Shqipërisë. Deputetët e opozitës kanë sulmuar fizikisht gardhin e sigurisë së Gardës dhe Policisë, e cila erdhi me përforcime për të mbrojtur Kuvendin.

Edhe pse me skafandra dhe mburoja, deputetët e PD sulmuan efektivët, duke kërkuar pse ishte prezente Policia, pasi sipas ligjit duhet të jetë vetëm Garda.

Plas para Kuvendit, deputetët e PD përplasen fizikisht me forcat e
Pamje nga përplasja para Kuvendit

Deputetët më aktivë në tensione dhe sulme kanë qenë Dashnor Sula dhe Gazment Bardhi, të shoqëruar nga Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati.

Sula u pa teksa kapte mburojat e policëve dhe skafandrat për t’i hequr dhe larguar, teksa pati edhe dëmtime.

Bardhi e ka ndihmuar më tej, duke kërkuar largimin e Policisë nga territori i parlamentit.

Çfarë do Policia këtu. Largohuni. Turp, turp. Ikni, mbajeni mend! Largohuni prej këtu, s’keni punë në Kuvend. narkobandë në shërbim të qeverisë, ky është fundi”, ishte akuza e deputetëve të opozitës.

Më tej Bardhi është shprehur për mediat se forcat e policisë u kanë drejtuar armën.

Kanë rrethuar deputetët e Kuvendi të Shqipërisë. U kanë drejtuar armën, i kanë qëlluar në vendin e punës. Nuk ka ndodhur kurrë që forcat e policisë të hyjnë dhe të dhunojnë deputetët”, tha Bardhi.

Plas para Kuvendit, deputetët e PD përplasen fizikisht me forcat ePlas para Kuvendit, deputetët e PD përplasen fizikisht me forcat e

Lini një Përgjigje