TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2024, 22:29

Ilir Meta bie brenda, zbulon pazaret me Aqif Rakipin për të fituar vota; në lojë dhe Basha

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Meta bie brenda, zbulon pazaret me Aqif Rakipin për të fituar

Aqif Rakipi i Peqinit duket se ka pasur lidhje me të gjitha krahët e politikës. Fillimisht e bëri deputet Shpëtim Idrizi dhe ai kaloi në krahun e Ramës, por duket se në lojë paskan qenë Ilir Meta dhe Lulzim Basha. Madje sot Meta i bëri elozhe dhe tregoi një biseda me të, kur u pyet në një studio mbi qëndrimet e Lulzim Bashës.  

Bashës do t’i përgjigjem. Unë Bashës do ti përgjigjem me atë që i ka thënë një koleg ish deputet i shpallur non grata edhe me ndihmën e Bashës dhe Ramës, i cili quhet Aqif Rakipi. Edhe unë u përpoqa para  6-7 vjetësh që t’i pajtoja, sepse mendoja se opozita duhet të ishte më e unifikuar, por Qifja tha më kërko ç’të duash kam respekt për doktorin, për ty, por për atë mashtruesin për atë legenin mos më fol më se kjo punë ka mbarua. Ja kam thënë në sy dhe ka ulur kokën. I thashë ti je legen se asnjë nuk e di në Shqipëri emrin e babës tat por të vjehrrit, sepse asnjë në Shqipëri nuk e di emrin e vëllai tat por të kunatit tat”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje