TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2024, 21:42

Hetimet për CEZ-DIA drejt mbylljes? Meta: Përralla! Rama dhe Dumani i kanë bërë ofertë Kastriot Ismailajt për të shpifur ndaj meje!

Shkruar nga Pamfleti

Hetimet për CEZ-DIA drejt mbylljes? Meta: Përralla! Rama dhe Dumani i

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk beson se hetimet për aferën CEZ-DIA në të cilën ai akuzohet se është i përfshirë, janë drejt përfundimit.

I pyetur në emisionin “Frontline” në Report TV, Meta i quajti këto informacione si përralla. Ai vijoi më tej duke thënë se kreu i SPAK Altin Dumani, e kryeministri Edi Rama i kanë bërë oferta Kastriot Ismailajt për të shpifur ndaj tij për dosjen CEZ-DIA.

E dinë të gjithë prokurorët në spak të gjithë ata që janë në burgun e Fierit që kanë informacionin e duhur dhje kjo s’më ka shqetësuar kurrë. Unë nuk jam politikan që mund të shantazhohet. Kam treguar respektin më të madh ndaj drejtësisë. Mund t’ju them me bindje që në momentin që Ismailaj ka pasur probleme me drejtësinë skam pasur asnjë raport për të, për shkak të pozicionit. Ai ka pasur oferta jo vetëm nga Dumani për të bërë deklarata të pavërteta në lidhje me mua. Oferta që kanë shkuar nga Dumani për llogari të Ramës, oferta nga Damiani për llogari të Ramës, oferta që kanë shkuar nga Rama”, tha Meta.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Shumë flitet që dosja mund të konkludohet sepse CEZ –Dia i ka disa vite?

Meta: Kjo është një përrallë

Pyetje: Nëse do ketë fletë-arresti nga SPAK cili do jetë reagimi juaj? Si Beriasha, Ahmetaj, apo si Ilir Meta?

Meta: Unë jam Ilir Meta, më dëgjo me vëmendje. Deklarata që ka pasur shpërndarjen më të madhe në planet ka ndodhur në Pogradec. Pak kohë pasi opozita kishte djegur mandatet për llogari të Ramës dhe më kishte lënë të vetëm përballë një parlamenti të kapur e shumë MC Gonigalëve të kapur që kishin vetëm një pengesë presidentin e republikës.

Ishte presidenti që ishte i vetmi që si kryetar parlamenti garantoi dhe imponoi që reforma në drejtësi të votohej sipas Vencenias dhe me 140 vota. Të gjithë donin ta minonin si proces, por e ndërpreu Meta. Për këtë proces kam pasur dhe përkrahjen ne Amerikanëve. I kam thënë Bashës ça do ti që ta votosh reformën, tha nenin kaq...

meta

Lini një Përgjigje