TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2024, 21:28

A do të jetë Jorida Tabaku kandidate për kryeministre?

Shkruar nga Pamfleti

A do të jetë Jorida Tabaku kandidate për kryeministre?

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka komentuar zërat se do të jetë në të ardhmen e afërt një kandidate nga opozita për kryeministre.

Me një përgjigje diplomatike, Tabaku u shpreh se ambiciet janë legjitime për këdo, teksa shtoi se sot është koha për krijimin e ofertës së përbashkët opozitare dhe jo emrave të përveçëm.

“Ose kritikohem ose jam te kjo lista. Në fakt jo. Për të qenë e sinqertë. Kjo nuk është një çështje se çfarë do bëjë Jorida, por PD. Figurat politike kërkojnë që të rriten. Të gjithë duhet të dalin përtej egos së tij. Ambiciet janë legjitime për këdo, por sot nuk është koha për të folur për këto. Sot është koha për ofertën e përbashkët opozitare. Propozim nga kolegët nuk kam dëgjuar. Ta heqim idenë e emrave dhe të fokusohemi te qytetarët”, tha Tabaku për “A2 CNN”.

Lini një Përgjigje