
Ish kryeministri, Sali Berisha, nga dritarja e banesës ku po vuan masën “arrest shtëpie”, ka sulmuar sërish Prokurorinë e Posaçme Anti-korrupsion.
Duke folur sa i takon aferave të kësaj mazhorance, Berisha akuzoi SPAK-un se nuk arreston krerët dhe bosët kryesorë të aferave, por vetëm çirakët e punësuar prej tyre.
“Imagjinoni miqtë e mi një prokurori, një Skap i cili me hajdutin e zënë në flagrancë është i detyruar ta procedojë. Por në vend që të dënojë hajdutin kryesorë, në vend që të dënojë organizatorin e vjedhjes, kjo prokurori dënon qirakët e punësuar për këtë vjedhje. Çfarë është kjo? A jemi ne Republika e Shqipërisë apo jemi republika e hajnisë.
Çfarë është kjo kafshëri që po u bëhet shqiptarëve. Si fillim të vjedhin, pastaj prokuroria fal hajdutin dhe burgos ca qyqarë.
Në fund asnjë para nuk të kthehet ty, në fund policia merret me ty, të zvarrit, të merr në mesnatë. Pse? Sepse zemërove hajdutin që vodhi shqiptarët”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje