TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2024, 19:47

Braimllari konfirmon pjesëmarrjen te Konventa e PL-së: Nuk duhet të ketë centralizim, por hapje në parti

Shkruar nga Pamfleti

Braimllari konfirmon pjesëmarrjen te Konventa e PL-së: Nuk duhet

Ish-nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka komentuar Konventën Kombëtare që do të mbahet më 27 prill.

Braimllari ndërsa risolli në vëmendje dorëheqjen e tij ka deklaruar se do të marrë pjesë dhe do mbështesë vendimet e Konventës së PL-së.

Braimllari theksoi se në kushtet aktuale, Partia e Lirisë nuk duhet të shkojë drejt formave centralizuese, por asaj i duhet një hapje e madhe, duke vënë kështu theksin tek meritrokacia për çdo anëtar dhe simpatizant.

Do të jem anëtar i PL-së dhe në konventë do të shkoj. Do ketë një riorganizim rrënjësor të partisë. Nuk jam pro një skemë të tillë, pasi duhet të ketë një hapje të partisë. Në momentin që je në opozitë, nuk duhet të ketë një centralizim. Nuk mendoj se i ka dalë nga duart partia Metës. Unë kam dhënë dorëheqje për t’i hapur rrugë kësaj skeme dhe unë do të jem në konventë dhe do të mbështes vendimet e konventës”, tha Braimllari për ABC News.

Sipas Braimllarit, vendosja në statut një nen kundër nepotizmit është një skemë përjashtuese për Partinë dhe kjo nuk i shërben askujt. Ai theksoi se çdo gjë duhet të bazohet te performanca dhe meritokracia.

Për mua nepotizmi përjashton, nuk bashkon. Propozimi i Kryemadhit për ligjin e konfliktit të interesit rregullon performancën dhe vendos theksin tek meritrokacia. Nuk besoj se ka klane në parti. Nepotizmin e shoh si nen anti-Monika në statut. Nuk është show. Unë kam dy platforma për të mbështetur. Propozimet e Kryemadhit për ndryshimet statutore dhe për konfliktet e interesit, që e vë theksin te meritrokacia dhe jo tek përjashtimet”, u shpreh Braimllari.

Braimllari u pyet edhe nëse ka marrë pjesë në protestën e mbajtur para bashkisë Tiranë

Tek e para s’kam qenë për shkak të disa angazhimeve familjare. Kam qenë tek e dyta edhe nesër do jem prezent“, shtoi ai.

braimllari konventa

Lini një Përgjigje