SPAK ka nxjerrë zbuluar sot Gazment Bardhin, deputeti i PD nuk ka bërë asnjë kallëzim për Xibrakën...
Akuzat e Gaz Bardhit për Xibrakën duket se kanë përfunduar flluskë sapuni. Ndonëse provat ishin sheshit dhe vëllai i kryeministrit pretendohej se lëvizte me makinat e trafikantëve, në fakt e gjitha ka qenë sa për show, pasi nuk ka pasur padi në SPAK.
Pas akuzave, Gazment Bardhi doli me vrap në Facebook dhe publikoi të dhënat postare se kishte paditur Olsi Ramën në SPAK, por në fakt nuk është e vërtetë. Prokuroria e Posaçme konfirmoi sot se nuk ka pasur padi. Bardhi thjesht ka dërguar një dokument që i vinte në dijeni, por jo padi.
Detajet u bënë të ditura nga SPAK në vendimin që morën për të mos pranuar një padi të Olsi Ramës. Ky i fundit paditi Bardhin për kallëzim të rremë. Por sipas SPAK, nuk ka pasur kallëzim dhe në këtë mënyrë nuk ka se çfarë të hetohet. Kjo është pranuar tani edhe nga Bardhi.
“Nuk është padituri por dashakeqësi si mënyra me e mirë për të vrarë opozitarizmin. Në datë 29.03.2024, Gazment Bardhi, i ka dërguar informacion SPAK, për fillimin e hetimeve ndaj shtetasit Olsi Rama me qëllim rihapjen e procedimit penal 335/1. Pra dosja ekziston dhe provat janë në prokurori. Nuk regjistrohet kallëzim i ri në regjistrin e veprave penale, por merret vendim për heqjen e pezullimit ndaj procedimit 335/1 që ekziston. Këtë e kupton kushdo që do të kuptojë dhe qëllimin nuk e ka tjetër, mbrojtjen e Edi dhe Olsi Ramës”, shprehet Bardhi.
Por pse Bardhi nuk e paditi Olsin? A ishte Bardhi ai që e akuzonte si kreun e Xibrakës? Në fakt lepuri fle diku tjetër, te pazaret në Kuvend dhe aleanca Rama-Berisha.
Pak ditë më parë, Lindita Nikolla, pas një kërkese të Bardhit aprovoi kthimin në grup të të gjithë të përjashtuarve nga Basha. Bardhi la jashtë vetëm Berishën, por ka një kërkesë të dytë për rikthimin e tij dhe me gjasë do të pranohet. Dhe duket se ky është pazari i radhës. /Pamfleti
Lini një Përgjigje