
SPAK nuk ka regjistruar as padinë për kallëzim të rremë të nisur nga vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, me argumentin se Gazment Bardhi nuk ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës.
Në argumentin e akuzës shtohet se për të bërë këtë veprim do të duhej që kryetari i grupit parlamentar demokrat të kishte dorëzuar dokumentin pranë organit të akuzës.
Në regjistrin e njoftimeve të veprave penale, informohet se nuk rezulton të jetë regjistruar ndonjë kallëzim penal. Me këtë argument SPAK ka vendosur të mos regjistrojë padinë e ngritur nga Olsi Rama ndaj Gazment Bardhit për kallëzim të rremë.
Më tej në argument shtohet që të pranohej kjo kërkesë do të duhej që më parë i padituri të kishte kryer veprime konkrete qoftë pranë prokurorisë së posaçme apo edhe pranë policisë gjyqësore. Ndërkaq argumentet u janë dërguar personave të interesuar.








Lini një Përgjigje