TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Prill 2024, 12:40

Kokaina në Xibrakë, SPAK rrëzon Olsi Ramën: Akuzat e Gazment Bardhit nuk janë shpifje

Shkruar nga Pamfleti
Kokaina në Xibrakë, SPAK rrëzon Olsi Ramën: Akuzat e Gazment
Olsi Rama dhe Gazment Bardhi

SPAK ka rrëzuar kërkesën e Olsi Ramës për të nisur procedimin penal ndaj Gazment Bardhit...

SPAK nuk ka pranuar kallëzimin e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramës ndaj Gazment Bardhit, duke konstatuar se nuk ka asnjë shpifje dhe asnjë kallëzim të rremë.

Për këtë arsye, Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin e paraqitur nga Olsi Rama.

Olsi Rama kallëzoi në SPAK, Gazment Bardhin me pretendimin se ka shpifur ndaj tij, duke e akuzuar si të përfshirë në Laboratorin e drogës në Xibrakë.

"Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës ndaj Gazment Bardhit, duke konstatuar se nuk ka asnjë shpifje dhe asnjë kallëzim të rremë. Për këtë arsye, Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin e paraqitur nga Olsi Rama.

Olsi Rama kallëzoi Gazment Bardhin me pretendimin se ka shpifur ndaj tij, duke e akuzuar si të përfshirë në Laboratorin e drogës në Xibrakë. Sipas denoncimit të Bardhit, një person i paidentifikuar, i moshës 45 vjeç, rezulton të ketë përdorur automjetin me targa AA 653 DM. Sipas të dhënave TIMS, Olsi Rama është përdorues i këtij automjeti, sëbashku me tre drejtuesit e tjerë të organizatës kriminale", thuhet në njoftimin e SPAK.

Sipas denoncimit të Bardhit, një person i paidentifikuar, i moshës 45-vjeç, rezulton të ketë përdorur automjetin me targa AA 653 DM. Bardhi thotë se sipas të dhënave TIMS, Olsi Rama është përdorues i këtij automjeti, sëbashku me tre drejtuesit e tjerë të organizatës kriminale.

Kokaina në Xibrakë, SPAK rrëzon Olsi Ramën: Akuzat e GazmentKokaina në Xibrakë, SPAK rrëzon Olsi Ramën: Akuzat e Gazment

olsi rama spak gazment bardhi

Lini një Përgjigje