
Skandali te shkolla e Magjistraturës nga ku konfirmohen gjyqtarët dhe prokurorët e rinj të vendit, ka vënë në lëvizje qeverinë.
Sot në orën 15.00, Bordi i Magjistraturës do të ketë një takim me ministrin e Drejtësisë, Uli Manja lidhur me skandalin e ndodhur me fazën e parë të provimit të kandidatëve për magjistratë.
Shkolla e magjistatuës u përfshi nga një skandal pasi për shkak se drejtuesit e saj duke pretenduar se nuk kishte punuar pajisja scantron-i për korrigjimin elektronik të tezave bëri korrigjime manual dhe nga 79 emra që dolën fitues në fazën e parë, por që më pas u shtuar me 52 kandidatë të tjerë, duke shkuar në 131 kandidatë.
Kandidatët për magjistratë kanë reaguar pasi në këtë mënyrë ata ngrenë dyshime se po manipulohet procesi për zgjedhjen e tyre. Për këtë arsye pritet të zhvillohet edhe takimi në lidhje me çfarë ka ndodhur me provimin me shkrim.
Lini një Përgjigje