
Plarent Ndreca ka nisur tentativat për të sabotuar hetimet në shëndetësi. Pasi u bë deputet, Ndreca duket se po i shërben me devotshmëri partisë.
Fillimisht socialistët braktisën mbledhje, teksa pak më parë u njoftua se Ndreca ka thirrur një mbledhje në cilësinë e nënkryetarit, ku i vajtën vetëm deputetët e PS. Po ashtu PS miratoi me 8 vota planin hetimor. Ndërkohë me 8 vota kundër rrëzoi planin e opozitës.
Kryetarja Albana Vokshi tha se kjo është një përpjekje e PS për të bllokuar punën, pasi nuk pranon të miratojë kërkesat për informacion. Mbledhjen e radhës Vokshi e caktoi të premten.
“Po kërkojnë të mbulojnë korrupsionin dhe abuzimin kriminal të dy koncesioneve. E paimagjinueshme kjo që po ndodh në këtë komision. 8 deputetë e mazhorancës janë vënë në mbrojtje të këtij korrupsioni. Refuzojnë të dërgojnë kërkesat për informacion. Meqë deputetët e PS përsëri bojkotuan komisionin, u larguan për të penguar hetimin parlamentar, po thërras mbledhjen e radhës ditën e martë. Orarin do e caktojmë, rendi i ditës vijon të jetë miratimi i kërkesave për informacion dhe diskutim i planeve”, tha Vokshi.
Lini një Përgjigje