TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2024, 14:31

Lulzim Basha hedh akuza të forta: Ndërkombëtarët toleruan vjedhjen e zgjedhjeve në 2021 nga Rama

Shkruar nga Pamfleti

Lulzim Basha hedh akuza të forta: Ndërkombëtarët toleruan

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se ndërkombëtarët kanë toleruar vjedhjen e zgjedhjeve të 2021 nga Edi Rama. Sipas Bashës, fitoi fabula që tregonin se pas tij qëndronte Sali Berisha dhe kjo ndikoi në rezultat.

“Ajo që mund të themi me siguri është që Edi Rama u tolerua në vjedhjen e zgjedhjeve në 2021 edhe për shkak të dyshimit që faktori ndërkombëtar pati për shkak të fabulës së përzier mes të sotmes së opozitës dhe të djeshmes. Në veçanti për shkak të dyshimeve mbi dy autoritete jetëgjata të opozitës që vazhdonin të derdhin hijen e tyre mbi aktivitetin opozitar, megjithatë kjo nuk e shfajëson aspak vjedhjen e zgjedhjeve të 2021. Masakra zgjedhore u tolerua, sepse fitoj fabula  që Lulzim Basha nuk është kryetari i vërtetë i Partisë Demokratike”, tha Basha.

Në një intervistë për Ora News, Basha tha se ajo sihte një fabul e servirur me kujdes dhe për një kohë të gjatë, ndaj dhe pati ndikim.

“Nga ndërkombëtarët është e qartë. U pranua fabula e servirur me kujdes dhe një kohë të gjatë që Lulzim Basha nuk është kryetar i vërtetë i Partisë Demokratike  por është Sali Berisha, është Ilir Meta, këta kanë përvojë me shtetin, pra ishin: hiq Ramës, sill këta të dy.

Pra u tolerua vjedhja e zgjedhjeve nga Edi Rama për shkak edhe të fabulës që PD i shërben një axhendë ekstra, që i përket dy individëve”, tha Basha.

lulzim basha partia demokratike

Lini një Përgjigje