TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2024, 16:37

Basha var shpresat te ndërkombëtarët për vulën e PD: Të kujdesen që të mos blihen gjyqtarët

Shkruar nga Pamfleti

Basha var shpresat te ndërkombëtarët për vulën e PD:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i bindur se vula dhe logoja nuk do t’i shkojnë Sali Berishës dhe grupit të Rithemelimit, në një kohë që priten zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025.

Vula dhe logoja nuk kanë pikë rëndësie nëse ke alternativë”, tha Lulzim Basha

I pyetur si do të hyjë në zgjedhje, nëse Gjykata ia jep vulën Sali Berishës, Basha është shprehur se nëse zbatohet ligji, kurrsesi sipas tij nuk ka shanse diçka e tillë.

Nuk ka shanse. Nëse do të zbatohet ligji është e qartë është 100%, nuk është 99%. Kjo çështje nga ana ligjore është e zgjidhur”, deklaroi Basha për Ora News.

Edhe pse gazetari insistoi me pyetjen e tij hipotetike nëse ka një mundësi që Berisha të marrë vulën dhe logon e PD, nga ana tjetër Basha theksoi nëse kjo ndodh, mund të jetë një problem i ndërkombëtarëve dhe jo i partisë së tij.

Nëse i fusin në thes gjyqtarët, atëherë ky nuk është problemi i Partisë Demokratike, është problem i SPAK, është problem i faktorit ndërkombëtar, asgjë nuk e devijon vendosmërinë tonë për të dalë para qytetarëve me alternative", u shpreh Basha.

lulzim basha vula partia demokratike

Lini një Përgjigje