
Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka akuzuar Prokurorinë e Posçme Antikorrupsion se po luan politikisht.
Në një intervistë për emisionin “Top Story” në “Top Channel”, Boçi tha se SPAK po përdor dy standarde, kur bëhet fjalë për të goditur eksponentët nga ana e PD-së.
Pjesë nga intervista:
Boçi: SPAK po luan politikisht. Është e çuditshme që bën deklarata të tilla. Kur çështjet kanë rëndësi të madhe, është detyrë e kryeministrit të jap sqarime. Kemi dy standarde, në rastin kur do të godasë eksponentë të PD-së..
Rakipllari: I bie që e ka kursyer Gaz Bardhin, kjo është logjika që thua ti. Salianji nuk ka bërë kallëzim të rremë por po goditet, Gaz Bardhi po kursehet
Boçi: Rruga ligjore e duhur nga Gaz Bardhi është të iniciojnë dokumenta dhe fakte. Kallëzimi ekziston nga autoritetet e tjera. Jemi në persekutim politik. Pra kemi dy standarde, kur s’duan thonë prit se nuk ka kallëzim këtu.
Lini një Përgjigje