TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2024, 22:14

Fletë-arresti gati? Meta kërcënon të dërgojë “komitat” e PL te SPAK, braktis planin e arratisjes si miku i tij Gruevski

Shkruar nga Pamfleti
Fletë-arresti gati? Meta kërcënon të dërgojë
Meta-Dumani

Meta duket se çdo ditë zgjohet me frikën se te dera ka agjentët e policisë dhe BKH...

Ilir Meta duket se po e ndjen se rrethi po ngushtohet. Teksa çdo ditë që kalon, Meta rri me frikën se te dera do të shfaqet policia dhe agjentët e BKH që do t’i vënë prangat. Sot ai u shfaq sërish në një studio televizive, teksa kërcënoi disa herë Altin Dumanin. Edhe pse u shfaq disi më i përmbajtur, duket se ish-presidenti vuan makthin e burgut. 

"Nuk kam asnjë shqetësim dhe nuk ekziston asnjë dosje ndaj Metës. Zoti Dumani si një ushtar i Rilindjes, kot bën si gjeneral i SPAK. Është nën urdhrat e Don Agaçios. Ai që në dhjetor të vitit 2019 ka regjistruar një çështje ndaj meje nga një kallëzues delinkuent i provuar nga gjykata për dhunë në familje. Kjo gjë është bërë për të mbajtur nën presion presidentin", tha ai.

Më tej, Meta duket se u trimërua, duke thënë se nuk do të ndjekë rrugën e mikut të tij maqedonas, Nikolla Gruevski. Edhe pse e përmend shpesh këtë të fundit, Meta u betua se do të përballojë burgun dhe nuk do të arratiset.

Të arratiset Ilir Meta nga e vërteta kurrë në botë. Meta është gati t'i bëjë gjyqin SPAK dhe çdo strukture tjetër që do veprojë në mënyrë kriminale këtu dhe kudo tjetër. Të jesh e sigurt për këtë gjë. Kam treguar respekt maksimal ndaj drejtësisë. Kur shoh që nuk ka reflektim dhe përdorim ekstrem të SPAK nga shefi i tij Don Agaçio, e keni tani serinë e dytë të Rai3...”, tha Meta.

Më tej, Meta kërcënoi Altin Dumanin se do t'i dërgojë “komitët” e PL te zyra e Altin Dumanit. Edhe pse nuk i ka mbetur asnjë anëtarë në këmbë, Meta u shpreh se mund të mbledhë para SPAK-ut, dyfishin e protestuesve të 2 marsit.  

Se çfarë është zoti Rama, është një karagjoz. Që nga Kongresi i partisë së tij formulon akuzën ndaj Berishës dhe ja jep SPAK-ut. I thotë që gjithë Shqipëria pret Metën në burg. Ky karagjoz nuk e di që Meta mbledh dyfishin para SPAK, nëse Meta e vendos mbledh dyfishin e 2 marsit para SPAK-ut për t’iu përgjigjur këtij tarallakut dhe atyre karagjozëve të tjerë. SPAK i shërben vetëm Edi Ramës. Detyra e tyre është të prodhojë statistika të gënjeshtërta, të arrestojë disa drejtorë që të shpëtojë kryetari i bashkisë dhe të shpëtojnë disa ministra”, tha ai te “Report TV”.

Më tej, Meta foli dhe për puç ndërkombëtar. Ai kërcënoi se nuk ka asnjë ndërkombëtar në botë që mund ta intimidojë për të thënë gjëra të vërteta e për të mbrojtur sovranitetin e popullit./Pamfleti

Lini një Përgjigje