TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Tetor 2025, 10:47

"I the ministrit 'idiot', kërko falje"/ Balla përplaset me Nokën, ndërpritet seanca parlamentare 

Shkruar nga Pamfleti
"I the ministrit 'idiot', kërko falje"/ Balla
Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, ka kërkuar ndërprerjen e senacës parlamentare, si dhe nxjerrjen nga salla te deputetit Flamur Noka 

Balla ka kritikuar ofendimet e opozitës ndaj Ministrit të Drejtësisë. 

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i kërkoi deputetit të PD, Flamur Noka që t’i kërkojë falje ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallarit, pasi e quajti ‘idiot’.

Kryetari i Parlamentit Niko Peleshi me kërkesë të Ballës, ka ndërprerë për 5 minuta seancën parlamentare.

“U bë seanca e disatë radhazi, por sot po arrihet kulmi, kërkohet fjala për procedurë. Në procedurë kërkohet dorëheqja e një ministri. Në seriozitetin e një parlamenti, një grup parlamentar i disa deptuetëve, nëseu dhemb shpriti seriozisht, mund të kishin ardhur me kërkesë procedurale. Javën e ardhshme do kemi një debatr 12 orë e gjysmë për 5 institucoinet e drejtësisë që do raportojnë. Nuk mund të kryejnmë debat për një çështje, fyejmë familjen e të ndjerit. Presin distancim që nga dera e gjykatës kërcënojnë prokurorë e gjyqtarë. Unë jam i shumicës, fjala për procedurë, merret kur bëhet fjalë për rendin e ditës. Kemi bërë diskutim në Konferencën e Kryetarëve, sot tha njëri, nuk do kemi teatër. Ky njeriu këtu nuk ka vend, i bërtiste ministrit o idiot. Ose t’i kërkojë ndjesë ministrit, ose zoti kryetar kërkoj 5 minuta pushim dhe ky person të dalë jashtë”, theksoi ai.

kuvendi taulant balla

Lini një Përgjigje