Në seancën e sotme plenare, ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka akuzuar opozitën për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Ministri i Drejtësisë, i cili me siguri e di si shefi i tij, Edi Rama para vrasjes që gjyqtarit kërcënonte hapur trupën e drejtësisë, sot në seancë ia ka hedhur fajin kundërshtarëve për gjuhën e urrejtjes, teksa tha se ata nuk kanë lën prokuror pa anatemuar.
“Të bësh politikë me vrasjen dhe me një rast tragjik dhe të bësh retorikë, politikisht mbi një vrasje është e rëndë, akoma nuk janë bërë të 7. Keni përgjegjësi për gjithë gjuhën denigruese që keni përdorur nga daljet në ballkon, që keni sharë e telendisur SPAK e SKRAP, çdo të hënë, nga altin dumani, Altin Troplini, këto janë akuzat dhe gjuhet e urrejtjes që keni ngjallur ndaj gjyqësorit. Keni ndërsyer militantët, mos bëj zhurmë, unë flas këtu si përfaqësues i institucioneve të drejtësisë. Nuk e keni lënë prokuror, keni anatemuar parterët startegjikë, ambasadorin e SHBA, Unionit, vetëm se mbështetën reformën në drejtësi dhe keni gojë të flisni. Ca është kjo, s’keni turp, prandaj u kanë lënë shqiptarët aty ku ui kanë lënë”, tha Lamallari.
I rikujtojmë zotit ministër se para vrasjes së Kalasë, shefi i tij kërcënoi hapur gjytarët dhe tha se tani çështjet do të jenë personale.
Më 3 tetor, Rama teksa prezantoi masat për kontrolline territorit, jo vetëm që nuk u tërhoq ndaj sulmeve disa mujore, por tha se do merret sërish, duke e konsideruar një çështje personale.
"Jam marrë dhe do të merrem prap me ta për çështje të interesit publik, jo me çështje të një individi. Është edhe çështje personale, sepse ata të Unionit janë ata që kërkojnë rritje pagash në mënyrë të vazhdueshme në mos gabohem, prap kanë kërkuar në Kushtetuese rritje pagash, u tejkalua skema natyrale e çdo shteti që ti jepnim mundësinë të ndiheshin të mirëpaguar, janë më të mirëpaguar në rajon, por kjo s’do të thotë që duhet të jenë mbi Presidentin dhe nuk do të thotë se nëse rriten pagat e infermierëve e mësuesve të rriten pagat e tyre se duan të kenë paga më të larta.
U shqetësuan ata? Por unë si t'ia bëj?! Kur qytetarët denoncojnë ‘na kanë zënë rrugën'. Çfarë të bëj unë të rri mos të flas fare, qytetarët që e dhanë mandatin të rrinë me zaptuesin që kap një gjyqtar.", tha Rama.
Lini një Përgjigje