Bardhi ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Brendshme, Albana Koçiu pas vrasjes në sallën e gjyqit të magjistratit Astrit Kalaja.
Ka nisur me debate seanca e sotme plenare në Kuvend.
Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Brendshme, Albana Koçiu pas vrasjes në sallën e gjyqit të magjistratit Astrit Kalaja.
Bardhi bën përgjegjës qeverinë si dhe Ministrinë e Brendshme për sigurinë e ulët në institucionet e drejtësisë.
Ai kërkoi që kryeministri Edi Rama të paraqitet në Kuvend për të dhënë shpjegime se pse për 3 vite nuk i është përgjigjur kërkesës së organeve të drejtësisë për të shtuar masat e sigurisë me punonjës policie në gjykatat e vendit.
"Seanca sot duhet të niste dorëheqjen e ministers së brendshme, e paimagjinuaeshme që një gjyqatar të vritet në sallën e gjyqit. E paimagjinueshme që ministrat të gënjejë që policia e shtëtit nuk ka detyrime që të garantojë sigurinë në institucionet e drejtësisë. Kjo çështje nuk mund të kalojë si një çështje dite. Kurrë në histori nuk ka ndodhur që një gjyqtar të vritet në sallën e gjyqit. Ministrja e brendshme duhet të japë dorëheqje. Rama të vijë dhe të japë shpjegime se për 3 vite nuk i është përgjigjur kërkesës së organeve të drejtësisë për të shtuar masat e sigurisë me punonjës policie në gjykatat e vendit", tha Bardhi.
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nuk kaloi pa u bërë pjesë e debatit në seancën e sotme plenare.
Partia Demokratike bëri përgjegjës qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme për sigurinë e ulët në institucionet e drejtësisë.
Por të njëjtin mendim nuk e ndajnë socialistët, të cilët u mbrojtën përmes ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari, i cili ashpërsoi gjuhën në drejtim të ligjvëvse të djathtë. Lamallari u shpreh se është e rëndë të bësh politikë me vrasjen dhe kritikoi opozitën për gjuhën e urrejtjes që sipas tij po mbjell kundër institucioneve të drejtësisë.
“Nuk keni turp! Shqiptarët e dinë prandaj iu kanë lënë aty ku iu kanë lënë. Mos linçoni prokurorë e gjyqtarë, mos ngjallni gjuhën e urrejtjes. Urrejtja prodhon vetëm urrejtje dhe dhunë dhe këtë keni bërë këto vite. Të bësh politikë me vrasjen dhe me një rast tragjik, për kapital politik është e rëndë. Keni përgjegjësi për gjithë gjuhën denigruese ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, nga daljet në ballkon. Keni ngjallur ngjarjet të tilla, normalisht do ndodhin ngjarje të tilla. Këtu keni qenë gjithë kohës, nga prokurorja e përgjithshme, te ambasadori i SHBA dhe BE vetëm se mbështetën reformën në drejtësi. Të hënën kur shkoni atje mbillni gjuhën e urrejtje. Turp t’ju vijë ju, kini kujdes. Lërini gjyqtarët të bëjnë punën e tyre, deri sa të vijnë te ju”, tha Lamallari.
Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kërkoi ndaljen e punimeve të Parlamentit, pasi sipas tij demokratët fyen ministrin e Drejtësisë.
“U bë seanca e disatë radhazi, por sot po arrihet kulmi, kërkohet fjala për procedurë. Në procedurë kërkohet dorëheqja e një ministri. Në seriozitetin e një parlamenti, një grup parlamentar i disa deputetëve, nëse u dhemb shpirti seriozisht, mund të kishin ardhur me kërkesë procedurale. Javën e ardhshme do kemi një debat 12 orë e gjysmë për 5 institucionet e drejtësisë që do raportojnë. Nuk mund të kryejmë debat për një çështje, fyejmë familjen e të ndjerit. Presin distancim që nga dera e gjykatës kërcënojnë prokurorë e gjyqtarë. Unë jam i shumicës, fjala për procedurë, merret kur bëhet fjalë për rendin e ditës. Kemi bërë diskutim në Konferencën e Kryetarëve, sot tha njëri, nuk do kemi teatër. Ky njeriu këtu nuk ka vend, i bërtiste ministrit o idiot. Ose t’i kërkojë ndjesë ministrit, ose zoti kryetar kërkoj 5 minuta pushim dhe ky person të dalë jashtë”, theksoi ai.
Pas kërkesës së Ballës, seanca u ndërpre për 5 minuta.
Kur kjo ministra erdhi qe duten e pare kerkoi shkarkimin e zv ministrit te saj se pinte cigare ne lokal. Gixha i sforcuar dhe ekstrem su reagim, por gjithsesi menduam qe u vendos nje standart i ri qe per cdo shkelje sado e vogel pergjegjesia duhet mbajtur. Vrasja e gjyqtarit e tmerrshme e para ne 35 vjet e me shume. asnje pergjegjesi. Jeni tipikisht si pretje vemje si kryeministri juaj qe ka vetem demagogji dhe ne thelb jeni te kalbur moralisht. Nuk keni asnje din e iman. vetem vidhni dhe nuk ngopeni.
Ca faji ka ministrja , ajo ska pune me policine. Ja vuri kufirin i madhi. Dhe zv min se hoqi min.
Ca faji ka ministrja? Ku i di ajo pergjegjesite qe ka? Ca e lidh me ate pozicion?